“Për një moment më zuri gjumi”/ Arrêstohet shoferi i autobusit që shkaktoi aksidentin me 10 të vdêkur në Kroaci. Detajet që jep prokurori

Shoferi i autobusit, i cili shkaktoi tr agjedinë në Kroaci ku 10 shqiptarë të Kosovës humbën jetën dhe 45 mbetën të pl agosur është arr estuar.

Zëvendësi i Prokurorit Komunal të Shtetit në Kroaci, Slavko Pranjic u shpreh se shoferi i autobusit që u aks identua mëngjesin e sotëm në Kroaci ka deklaruar se e kishte zënë gjumi për një moment.

Ndërkohës mes vi ktimave eshte edhe nje shofer tjeter.

“Shoferi u arr estua nën dyshimin për drejtimin e automjetit në mënyrë të papërshtatshme. Cilat janë arsyet për këtë, nuk mund të themi tani për tani. Ai deklaroi se e zuri gjumi për një moment, por ne do ta përcaktojmë atë më vonë” tha zyrtari kroat.

Ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh ka deklaurar se në spitalin rajonal të Slavonski Brod janë pranuar rreth 45 persona të lënduar, ku 15 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

AKSIDENTI

Dhjetë persona kanë v dekur dhe mbi 40 të tjerë janë pl agosur të dielën, pas daljes nga rruga të një autobusi me targa të Kosovës, në autostradën afër Sllavonski Brodit në Kroaci.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Kosovë, ka thënë se të vdekurit janë bashkatdhetarë, të cilët kanë qenë duke udhëtuar në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë.

Përveç 10 të vde kurve, 45 persona janë pl agosur, 15 prej tyre në gjendje të rëndë, ka njoftuar kjo Ministri.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, do të jetë e angazhuar në orët në vazhdim për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të lënduar dhe për t’iu asistuar bashkatdhetarëve dhe familjarëve të tyre në të gjitha procedurat e nevojshme”, është thënë në njoftimin e MPJD-së.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP