Përfshihet nga zjarri një pallat në Maliq/ Shkak shpërthimi i bombolës së gazit, ja pamjet nga vendngjarja

Kati i tretë i një pallati 5-katësh është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në qytetin e Maliqit në Korçë.

Si pasojë e zjarrit është djegur ballkoni i banesës, ndërkohë që falë ndërhyrjes në kohë të Zjarrfikëses u bë i mundur evakuimi i banorëve.

raportohet për asnjë person të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale.

Në këto pamje të siguruara nga “Panorama.al” mund të shihen momentet kur nga ballkoni dalin shtëllunga tymi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP