Përhapja e variantit Delta, eksperti grek ngre alarmin: Do i prekë të gjithë, kjo është e vetmja rrugë që iu shpëton

Profesori i Pulmonologjisë në Greqi, Nikos Tzanakis ka dhënë al armin për përhapjen e mutacionit ‘Delta’

Sipas mediave greke, ai theksoi se shqetësimi në rritje është për shkak të faktit se transmetueshmëria e tij është rreth 60% më e lartë se britanikët, e cila nga ana tjetër ishte 50% më ngjitëse sesa lloji origjinal i koronavirusit.

“Transmetohet menjëherë“- tha ai, duke theksuar se të vaksinuarit plotësisht do të sëmuren me një shkallë shumë të ulët nga mutacioni Delta, por kryesisht ata që do të sëmuren do ta kalojnë lehtë dhe nuk do të duhet të shtrohen në spital.

Ai gjithashtu tha se një problem i madh janë të rinjtë e pavaksinuar nën 18 vjeç, pasi po flasim për një pjesë të popullsisë që arrin rreth 2 milion.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP