Pjesët nga 30 minuta dhe ndërrime pa limit, gati revolucioni i madh në botën e futbollit

Futbolli ka pësuar shpesh ndryshime por duket se shumë shpejt mund të preken edhe themele te rregullores së tij. Me sytë nga e ardhmja FIFA po vlerëson mundësinë e disa risive që nuk janë thjeshtë përmirësime të lojës, por ndryshime revolucionare të sportit më popullor në botë.

Duke nisur nga kohëzgjatja e ndeshjes. Organi më i lartë i futbollit në botë kërkon të huazojë rregulla nga basketbolli. Pjesët e lojës nuk do të jenë 45, por vetëm nga 30 minuta dhe këto do jenë efektive që do të thotë se kronometri do të ndalet sa herë që vërshëllehet nga gjyqtari dhe nuk do ketë minuta shtesë.

Nuk do të ketë më vonesa të lojës pasi zëvendësimet do të jenë pa limit dhe jo më 3 apo 5 të tillë sikurse ka qenë së fundi prej pandemisë.

Një ndryshim rrënjësor do të ishte edhe funksioni i kartonëve. I verdhi do të ketë funksionin e një të kuqi të përkohshëm. Nëse një futbollist ndëshkohet me karton të verdhë atëherë duhet të qëndrojë jashtë për 5 minuta, rregull i ngjashëm me atë të hokejit.

Rivëniet anësore nuk do të jenë më me duar por me këmbë. Dhe rregulli tjetër jo më pak i rëndësishëm është ai që në goditjet e dënimit nuk do të jetë nevoja që të shërbehet shoku i skuadrës, por mund të nis aksioni nga vetë ekzekutuesi i goditjes standarde.

Këto rregulla të reja do të provohen në një turne mosha, nën 19 vjeç dhe gjithsesi duhet të marrin aprovimin e Bordit Ndërkombëtar të futbollit për t’u aplikuar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes