Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Greqi, në Kefalonia. Një 20-vjeçar i quajtur Panagiotis dhe 16-vjeçarja Eletherias, kanë ndërruar jetë gjatë aksidentit me motor në zonën e Kokilia.
Mediet greke raportojnë se dy të rinjtë, të cilët ishin në një lidhje romance me njëri-tjetrin, ishin duke udhëtuar me motor dhe në një moment humbën kontrollin për shkak të shpejtësisë, duke marrë para një këmbësor 80 vjeç.
Si pasojë i moshuari ndërroi jetë në vend, ndërsa dy të rinjtë vdiqën rrugës për në spital.
Pas ekzaminimeve mjeko-ligjore të kryera, ka rezultuar se shkak i vdekjes së dy të rinjve janë bërë dëmtimet e shumta që ata kanë marrë në trup.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!