‘Po vijmë për Borën’, djemtë e ‘Përputhen’ u marrosën pas saj, por ja reagimi i moderatores

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Bora Zemani ishte mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin “Top Arena”. Ajo u vu përballë pyetjeve të Antonelës, e cila është një ndër moderatoret e emisionit.

“Ka pasur shumë djem që kanë hyrë e kanë dalë nga “Përputhen”. A ka pasur ndonjëherë ndonjë ngacmim kundrejt teje, sepse të gjithë thonin po vijmë për Borën jo për ju vajzat?”, ishte një ndër pyetjet e Antonelës.

Bora tha se asnjëri ndër konkurrentët nuk ia ka shprehur në sy pëlqimin. Ajo shtoi se gjatë “Përputhen” ka pasur marrëdhënie të ftohtë me të gjithë djemtë.

“Nuk e di ku e kanë thënë këtë se mua vetë nuk më ka thënë njeri “këtu jam për ty”. Mua vetë nuk ka guxuar njeri të ma thotë në sy. Antonela është dëshmitare që përgjatë gjithë sezonit të “Përputhen” unë i kam pasur marrëdhëniet shumë të ftohta me gjithë konkurrentët. Tani gjatë turit jemi afruar pak më tepër”, deklaroi moderatorja.

Kujtojmë se Blerimi dhe Andi kanë shprehur pëlqim për Borën pas daljes nga “Përputhen”, duke thënë se do donin të kishte qenë konkurrente.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes