Categories: BotaKoronavirus

Po vjen vala “Delta”/ Rritje 180%, paralajmërimi i fortë: Ja dy skenarët dhe rruga e shpëtimit

Rastet e reja me COVID-19 mbeten në nivele të larta në Greqi, me shifrat që shkojnë deri në 178.8% krahasuar me muajin e kaluar, duke intensifikuar shqetësimin e ekspertëve lidhur me atë që mund të ndodhë në gusht dhe vjeshtë.

Profesori i Pulmonologjisë në Universitetin e Kretës, Nikos Tzanakis nuk është aspak optimist në parashikimin që bën për muajin gusht, referuar valës së që po sjell varianti “Delta”. “Dy skenarët që kemi parashikuar mbeten.

Skenari i mirë është që të kemi 3,000-3,500 raste ditore. Skenari më i keq me kulminacionin e tij të paqartë mund të arrijë 5,000-5,500 raste deri në shtator” tha ai.

Jo vetëm infektimet, por edhe spitalet po rimbushen. Profesori i Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Patras, Charalambos Gogos tha se shtrimet në spitale po rriten me një normë prej 25% në 26% në ditë, me një rritje paralele në intubim.

“Kjo valë ka të bëjë edhe me mutacionin Delta, sepse virusi është më ngjitës, por me heqjen e masave dhe mosrespektimin e masave tashmë ekzistuese. Rritja e shtrimeve në spital është një sinjal, pasi kemi një rritje mesatare prej 25% -26% nga dita në ditë dhe një rritje të vogël të intubimit, por në nivele të menaxhueshme.

Vala do të jetë e madhe në lidhje me kurbën epidemiologjike por jo aq e fortë në lidhje me shtrimet në spital dhe intubimin” vlerësoi ai. Dy profesorët këshillojnë që shpëtimi i vetëm është vaksinimi kundër sëmundjes. Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 2472 raste me COVID-19 dhe 8 humbje jete.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

admin

Share
Published by
admin

Recent Posts

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

14 hours ago

‘Isha fryt i një tradhtie’! Sekreti tr*nditës familjar: Nëna u lidh me kunatin, më braktisi në..

Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…

15 hours ago

Moti për 5 ditë/ Ja kur nisin rrebeshet, zonat që preken më shumë. Kujdes ditën e..

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar motin për 5 ditë, ndërsa gjatë kësaj jave priten rrebeshe…

16 hours ago

Shqipëria lëkundet nga tërmeti, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Elbasan. JOQ Albania mori…

2 days ago

E shtuna verë, e diela dimër! Keni plane për fundjavën?

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike me ndryshime…

3 days ago

Shpërthim në një pikë karburanti, 10 të vd*kur, mes tyre 2 fëmijë

Numri i të vdekurve në një shpërthim në një pikë karburanti në qytetin Makhachkala ,…

3 days ago