Categories: Lajme

Policia merr radarët e sofistikuar, eksperti: Lajmi keq për çunat e ‘shkathët’ që bëjnë manovra që t’i bien në sy shoqeve

Eksperti Rrugor Gëzim Hoxha, në një lidhje të drejtëpërdrejtë me studion e lajmeve të ‘FaxNews’, foli në lidhje me respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesve të mjeteve në Shqipëri.

Hoxha e konsideroi lajm të mirë për shumicën e qytetarëve që respektojnë rregullat futjen e radarëve të sofistikuar që monitorojnë shpejtësinë e 5 mjeteve në të njëjtën kohë. Sipas tij ky është një lajm i keq për ata çunat e ‘shkathët’, që bëjnë manovra në rrugë për t’i rënë në sy të tjerëve, duke rrezikuar qytetarët e pafajshëm.

Radarët e rinj sipas Hoxhës e bëjnë të pamundur filozofinë e mëparshme se duke i qëndruar pas një makine që ecën shpejt nuk mund të kapesh nga efektivët.

“Mendoj se Shqipëria ka nevojë për një plan prespektivë që të shtrihet në 5-vite dhe ka nevojë për një plan emergjence. Planin e emergjencës e ka ndërmarrë policia në këtë periudhë që rritet dhe fluksi i lëvizjes për shkak të turistëve nga jashtë dhe nisjes së pushimeve.

Dua të them një lajm të mirë natyrisht edhe të keq. Lajmi mirë është se policia ka marrë radarë të sofistikuar. Që do të thotë nëse deri tani ne kemi patur radarë tanë të cilët shikoni me një objektiv dhe fiksonin një mjet, tani radarët që kanë ardhur mund të fiksojnë 5 mjete në të njëjtën kohë, pra 5 mjeteve ju matet shpejtësia menjëherë.

Nuk është si ajo loja që bënim dikur që thoshim se do rri mbrapa këtij mjeti që ecën shpejt se radari do kapë mjetin përpara meje. Kjo nuk mund të ndodhi dhe nuk do të ndodhë më. Ky është një lajm i mirë për ne që jemi shumica e qytetarëve dhe nuk bëjmë shkelje. Ky është një lajm i keq për çunat e shkathët, që bëjnë trazira, ecin shpejt, bëjnë manovra, bëjnë figura të ndryshme duke u munduar të mburren përpara opinionit, shokëve dhe shoqeve të tyre. Këta sjellin pasoja si ato që kemi parë, ku makinat kanë hipur në trotuar duke rrezikuar dhe njerëz të pafajshëm”, tha Hoxha.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

admin

Recent Posts

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

4 hours ago

‘Isha fryt i një tradhtie’! Sekreti tr*nditës familjar: Nëna u lidh me kunatin, më braktisi në..

Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…

5 hours ago

Moti për 5 ditë/ Ja kur nisin rrebeshet, zonat që preken më shumë. Kujdes ditën e..

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar motin për 5 ditë, ndërsa gjatë kësaj jave priten rrebeshe…

6 hours ago

Shqipëria lëkundet nga tërmeti, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Elbasan. JOQ Albania mori…

1 day ago

E shtuna verë, e diela dimër! Keni plane për fundjavën?

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike me ndryshime…

2 days ago

Shpërthim në një pikë karburanti, 10 të vd*kur, mes tyre 2 fëmijë

Numri i të vdekurve në një shpërthim në një pikë karburanti në qytetin Makhachkala ,…

2 days ago