Policia nis kërkimet me dron, çifti francez humb rrugën në pyllin e Llogarasë dhe lëshon sinjalin SOS

Një çift francez ka humbur rrugën në pyllin e Llogarasë dhe kanë lëshuar sinjalin SOS pak minuta më parë.

Ata janë nisur ditën e sotme nga shtegu i LLogarsë për të zbritur në Karaburun.

Për gjetjen e tyre janë nisur dy grupe të policisë, ndërsa në zonë po bëhen edhe kontrolle me dron.

Në ndihmë të policisë kanë shkuar edhe punonjës të Zonave te Mbrojtura, të cilët e njohin terrenin.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP