Categories: Lajme

Populli i shtetit europian ka rënë në ‘hall’,duhet të zgjedhin mes një kryeministri të korruptuar dhe një tjetri që u thotë do ju çoj në hapësirë

Rezultati i zgjedhjeve të parakohshme në Bullgari dhe premtimet e para të atij që konsiderohej si rivali i Bojko Borisov kanë zhgënjyer votuesit, që do të qeverisen nga dy alternative; e para nga Borisov që akuzohet për ngritjen e një sistemi korruptiv dhe e dyta nga Slavi Trifonov, që po quhet një ‘aventurier politik’.

Borisov dhe Trifonov janë në rezultat të ngushtë në këtë garë, ndërsa për vetë qytetarët pak rëndësi duket se ka. Shumë prej tyre ndjehen të papërfaqësuar dhe këtë e konfirmoi edhe pjesëmarrja e ulët në zgjedhje.

Për t’i vënë kapakun mosbesimit mendoi rivali i Borisov, që prezantoi kabinetin qeveritar me ekspertë dhe premtoi se do të çojë bullgarët në hapësirë.

“Do të anëtarësoj Bullgarinë në Agjencinë Europiane Hapësinore. Do të bëj gjithçka për të dërguar një burrë dhe një grua bullgare në NASA. Do bëj gjithçka që është e mundur që edhe një astronaut nga Maqedonia e Veriut t’u bashkohet atyre. Do fillojmë të shikojmë yjet”, tha Trifonov.

Deklaratat e tij janë interpretuar si provokim në Shkup. Sipas Radio Europa e Lirë me këto mesazhe ai është i pabesueshëm dhe i vështirë për të biseduar heqjen e vetos për negociatat.

Kjo deklaratë është parë si provokim i rëndë në Shkup, por edhe si mesazh se vështirë që të bisedohet me të për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

Diplomatë dhe ish-diplomatë maqedonas thonë po ashtu se me klasën politike aktuale bullgare vështirë se do të hiqen paragjykimet që kanë ata për Maqedoninë e Veriut dhe historinë e saj.

“Çfarëdo qeverie që mund të formohet vështirë se do të mund të eliminojë paragjykimet e doktrinës dhe konceptit bullgar se vetëm Bullgaria është ajo që duhet të zgjidhë të ashtuquajturën çështje maqedonase, apo se vetëm ajo duhet të vendosë për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit evropian të Maqedonisë së Veriut”, thotë Marjan Gjorçev, ish-ambasador i Maqedonisë së Veriut në Sofje.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

admin

Recent Posts

Tragjedi e madhe/ ‘Shkrumbohet’ autobusi i shkollës, dyshohet për 25 v*ktima

Të paktën 16 persona u shtruan në spital dhe 25 dyshohet se kanë vdekur sot…

6 hours ago

TETORI VJEN MË I FRESKËT!/ Shi dhe shtrëngata, Sinoptikania: Në disa zona do ketë problematika. Në fundjavë..

Muaji tetor duket se ka ardhur me rënie të temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale…

7 hours ago

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

9 hours ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

9 hours ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

10 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

1 day ago