Prandaj s’flet me Andin?! Atdheu bën deklaratën që s’pritej për Sarën: U lidh një ditë pas u nda nga unë, më çuan foto duke…

Atdhe Xharavina ishte i ftuar në “Top Arena” mbrëmjen e djeshme, ku foli për ndarjen nga Sara dhe imazhet që i kanë mbërritur për një lidhje të re që spekulohet të ketë nisur ish-konkurrentja e Për’puthen.

Ai tha me bindje se nuk do të ketë rikthim me të, ndërsa për mikun e tij Andi tha se e ka pasur shok por rrugët janë ndarë prej disa veprimeve që nuk i kanë pëlqyer.

Atdheu: Kemi dalë nga programi në njohje e sipër, nuk shkoi mirë, u ndamë.

Antonela: Thuhet se Sara është lidhur një ditë pasi është ndarë me ty.

Atdheu: M’i kanë çuar dhe mua fotot, por le të mbetet e saj. Unë dua veç të mos e shoh keq.

Antonela: Do ketë një rikthim?

Atdheu: Jo.

Antonela: Për Andi 2, ke bërë një postim për Andi 1 që është djalë flori po duhet të ndryshojë emrin?

Atdheu: E kam pasur shok, e kam quajtur dhe vëlla po janë ndarë rrugët tona. Nuk më kanë pëlqyer disa gjëra që ka bërë.

Antonela: Çfarë plani ke për të ardhmen?

Atdheu: Do martohem.

Antonela: Çfarë ka ndryshuar përputhen në jetën tënde?

Atdheu: Shumë gjëra, na ka bërë të famshëm.

Antonela: Të ka ndihmuar nga ana monetare?

Atdheu: Thjesht i ka shtuar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes