Papa Françesku është shtruar sot në një klinikë mjekësore në Romë, ku pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Presidenti Ilir Meta është ndër të parët politikanë shqiptarë që përmes një statusi në rrjetet sociale thotë se i bashkohet lutjeve për shëndetin e Atit të Shenjtë.
“U bashkohem lutjeve për suksesin e operacionit të planifikuar kirurgjikal të Atit të Shenjtë, me urimin e përzemërt për shërim të shpejtë dhe të plotë, si dhe për rikthimin sa më parë në krye të detyrës së Tij tepër të rëndësishme në të mirë të njerëzimit dhe përhapjes së mesazheve hyjnore,” shprehet Meta.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!