Protesta për ujin e burimit të Sinecit në Berat, gratë e fshatit: Policët na kanë ngacmuar s*ksualisht

Banorët e fshatit Lumas nuk i kanë ndalur për asnjë ditë protestat e tyre për ujin e burimit të Sinecit. Ata vijojnë çdo ditë qëndresën e tyre, duke penguar mjetet e firmës “Salillari” të vijojë punimet në këtë fshat për ndërtimin e një ujësjellësi me ujin e këtij burimi, që është zonë e mbrojtur. Ashtu sikurse ata çdo ditë protestojnë duke bllokuar rrugën e kalimit të mjeteve të firmës, çdo ditë vijon edhe dh una policore ndaj tyre.

28 banorë të fshatit Lumas janë pajisur me raporte mjekësore për dh unën që kanë pësuar si dëmtime e thyerje dhe për këtë kanë bërë edhe kallëzim penal kundër efektivëve të policisë. Edhe policia nga ana tjetër ka çuar për ndjekje penale shumë banorë të Lumasit, me pretendimin se protesta e tyre dhe bllokimi i rrugës janë të kundraligjshme. Akuzat e ndërsjellta mes banorëve dhe policisë kanë marrë një rrjedhë serioze, pasi disa nga zonjat e fshatit kanë deklaruar se janë ngacmuar se ksualisht nga efektivët e policisë.

Gratë e fshatit kanë hedhur ak uza të forta në drejtim të punonjësve të policisë, të cilët-sipas grave-i kanë ngacmuar se ksualisht dy ditë më parë, duke u thënë “hajde dalim andej nga ferrat se jeni shumë të mira”. Në një video të realizuar nga vetë banorët shihen qartë gratë e fshatit Lumas duke ju hakë rryer forcave të policisë që të nxjerrin jashtë furgonit policin që u kërkoi të kryenin mar rëdhënie se ksuale.

Situata e agr avuar ka prekur të gjitha zonjat e këtij fshati, të cilat kërkojnë drejtësi,ndërkohë që nga ana e policisë së Beratit nuk ka asnjë reagim për këtë ngjarje. Avokati mbrojtës i banorëve të Lumasit, Arben Llangozi shpjegon se, protesta e banorëve është e ligjshme dhe se është policia ajo që po shkel ligjin dhe të drejtat kushtetuese të qytetarëve, duke i ofenduar e dh unuar ata.

Avokati Arben Llangozi i ka bërë thirrje policisë të distancohet nga veprimet dhe urdhrat arbitrare të eprorëve të tyre dhe të mos prekin me dorë banorët e Lumasit. Avokati Llangozi shpjegon edhe mënyrat abuzive të bashkisë Kuçovë për miratimin e këtij tenderi abu ziv dhe lidhjet e krerëve të policisë në këtë tender të hapur korruptiv.

Banorët e fshatit Lumas pro testojnë prej rreth 3-muaj e gjysmë për burimin e ujit të Sinecit, duke bllokuar edhe rrugët e fshatit, për të penguar mjetet e firmës kontraktuese për ndërtimin e ujësjellësit./BW

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP