Armina Mevlanin shpeshherë e kanë krahasur me me partneren e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, por sot një prej ndjekësve të saj i sugjeroi të bëjë një ndërhyrje në të pasme që të duket fiks si modelja.
“Pse nuk bën ndërhyrje të pasmet dhe del si motra e Georginës fiks?”, i ka shkruar ndjekësi Arminës, e cila nuk ia kurseu përgjigjen.
“1.Sepse e dua trupin tim siç jam dhe jo patjetër të pasmet e mëdha janë të domosdoshme.
2.Sepse nuk dua të bëhem si askush, por pranoj veten siç jam
3.Sepse ushtrohem dhe jam e kënaqur me rezultatet
4.Sepse kam frikë të bëj ndërhyrje në trup”, u përgjigj Armina.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!