Nga Maggie Fox, CNN
Personat e pavaksinuar jo vetëm që rrezikojnë shëndetin e tyre por edhe janë një burim rreziku për personat e tjerë në rast se infektohen me virus, sipas ekspertëve të sëmundjeve infektive. Kjo për arsye se burimi i vetëm i varianteve të reja të koronavirusit është një person i infektuar.
“Njerëzit e pavaksinuar janë burim i mundshëm i infektimit me variante të tjera ” tha Dr. William Schaffner, një profesor në Divizionin e Sëmundjeve Infektive në Universitetin Vanderbilt. “Sa më shumë njerëz të pavaksinuar të ketë, aq më shumë rritet mundësia që virusi të shumohet,” tha Schaffner.
Të gjithë viruset pësojnë mutacion, dhe nëse koronavirusi nuk është i prirur të pësojë mutacion, ai përsëri ndryshon dhe evolon. Ndonjëherë, një virus krijon rastësisht një mutacion duke i dhënë disa avantazhe – transmetueshmëri më të lartë dhe duke e bërë më ngjitës, raporton abcnews.al
Mutacionet që kanë më shumë avantazhe do të tejkalojnë mutacionet e tjera duke përbërë shumicën e grimcave të virusit që infektojnë dikë. Nëse një version i Covid është mjaft i suksesshëm, ai do të shndërrohet në një variant.
Tashmë, një variant i ri është përhapur në pjesën më të madhe të botës. Verën e kaluar, një mutacion i quajtur D614G u përhap nga Europa në SHBA dhe më pas në pjesën tjetër të botës. Shumica e varianteve të reja ishin të ndryshme nga D614G. Varianti Alpha, ose B.1.1.7, u bë varianti dominues në SHBA nga fundi i pranverës falë transmetueshmërisë së tij.
Tani varianti Delta është edhe më i transmetueshëm dhe pritet të bëhet variant dominues në shumë vende, përfshirë SHBA-në. Vaksinat aktuale janë efektive kundrejt të gjitha varianteve por kjo mund të ndryshojë në çdo moment, raporton abcnews.al
Kjo është arsyeja pse mjekët dhe zyrtarët e shëndetit publik po bëjnë thirrje që sa më shumë njerëz të vaksinohen. Vaksinat nuk janë gjerësisht të disponueshme në shumë vende. Por në SHBA ka mjaftueshëm për të vaksinuar popullsinë.
Vetëm 18 shtete kanë vaksinuar plotësisht më shumë se gjysmën e banorëve të tyre, sipas të dhënave nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
“Aktualisht, afërsisht 1.000 qarqe në Shtetet e Bashkuara kanë vaksinuar më pak se 30% të banorëve.
Në disa zona, ne tashmë po shohim rritje të rasteve,” tha drejtori i CDC Dr. Rochelle Walensky në një konferencë për shtyp. Nëse virusi përpiqet të infektojë dikë me imunitet, dy janë mundësitë; ose “të shpëtojë” ose të shkaktojë simptoma të lehta ose të jetë asimptomatik.
Ashtu si një grabitës banke, fotografia e të cilit është shpërndarë kudo, ashtu edhe virusi do të përhapet duke infektuar personat me sistemin imunitar më të dobët. Personat e pavaksinuar i krijojnë mundësinë virusit jo vetëm të përhapet por edhe të pësojë mutacion.(abc news)
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!