Pushuesit ‘ngulin’ çadrat personale dhe shijojnë detin, Ksamili spastrohet Ksamili nga shelzogët pa leje (Video)

Plazhi i Ksamilit është pastruar nga shezlongët e pronarëve të bizneseve që i kishin vendosur nga leje. Report Tv sjell pamje nga operacioni i efektivëve të Policisë teksa po largojnë shezlongët. Ndërkohë që ky operacion ka sjellë jo pak bezdisje te pushuesit që po shijonin rrezet e diellit të mëngjesit të kësaj të martë.

E megjithatë ky shqetësim ka zgjatur pak minuta, pasi më pas ato kanë pasur mundësinë që ta shijojnë detin pa pasur nevojën për të paguar shezlongët që është një tarifë e konsiderueshme.

Stacionet e plazhit janë kthyer në një shqetësim serioz, çka ka çuar edhe në konflikte me viktima, siç ishte rasti në Velipojë ku humbën jetën 4 persona. Ndonëse sezoni turistik ka nisur tashmë, ende nuk ka përfunduar procesi i dhënies së lejeve për bizneset. Madje, ministri i Turizmit, Blendi Klosi nga Kavaja, ngriti shqetësimin ku tha se vija e saj bregdetare ka më shumë aplikime për stacione plazhi se sa parcela.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP