“Qaj nαziste e vogël”, vajza mαsαkrohet nga anglezët pas humbjes së Gjermanisë, mblidhen mijëra euro për të

Një vogëlushe gjermane u kap nga kamerat duke qarë në krahët e të atit pas humbjes së Gjermanisë me Anglinë, ndeshje e vlefshme për Kampionatin ‘Euro 2020’.

Duke parë ato pamje edhe pse të dhimbshme, shumë tifozë anglezë kanë ‘kryqëzuar’ me komente negative vogëlushen. Një ndër komentet ishte ’qaj naziste e vogël”.

“Oh jo shihni këtë vajzë të shkretë gjermane si qan’ ishte një tjetër koment. “Asnjëherë më parë në jetën time nuk jam ndier më krenar se tani që jam anglez pas duartrokitjeve të turmës së madhe pasi pa vajzën e vogël një qante’ ishte një tjetër koment aspak sportist e njerëz.

Por një tifoz anglez Joel Hughes, për të treguar se jo të gjithë në Angli janë negativë si ata mblodhi një shumë parash për vajzën e vogël.

https://pbs.twimg.com/media/E5GSIfeXwAAqqQh?format=jpg&name=small

Ndeshja u zhvillua më 29 qershor dhe deri tani janë mbledhur 37 mijë euro pot ai ende nuk e ka gjetur vogëlushen për t’i dhënë dhuratën e tij të veçantë.

Edhe ish-futbollisti anglez Stan Collymore publikoi foton e vogëlushes me komentet negative në mbrojtje të saj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP