Rama drekon me familjen Lipa në Vlorë, babi i Duas: Kam gjetur një mik

Kryeministri i vendit Edi Rama ka drekuar këtë të martë me familjen e Dua Lipës në qytetin e Vlorës.

Ka qenë babai i këngëtares me famë botërore, Dukagjin Lipa i cili ka ndarë disa fotografi në rrjete sociale dhe ka bërë të ditur lajmin teksa shihet krah kreut të qeverisë.

“Unë mendoj se kam bërë një mik. Një njeri me shumë sharm”, ka shkruar Lipa krahas fotove të shkrepura nga vetë këngëtarja.

Kujtojmë që prej disa ditësh. Dua ndodhet në Shqipëri bashkë me familjen dhe të dashurin, Anwar Hadid.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes