Policia e Durrësit reagon lidhur me ngjarjen e rëndë të raportuar për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodjana Haxhiaj, ku 29-vjeçarja Ardita Muça kishte ndërrura jetë pesë ditë pas lindjes së fëmijës së saj të dytë.
Policia thekson se 29-vjeçarja ka mbërritur pa shenja jete në spitalin rajonal Durrës mbrëmjen e kaluar. Sipas bluve të Durrësit, trupi i viktimës ndodhet në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar.
Njoftimi i policisë:
Më datë 05.07.2021, rreth orës 20:00, jemi njoftuar se ka mbërritur pa shenja jete në spitalin rajonal Durrës shtetësja A. H., 29 vjeçe, banuese në Shkallnur.
Trupi i viktimës ndodhet në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!