Categories: Lajme

RENEA ndërpret kërkimet pas 3 ditësh, familjarët e 44-vjeçarit të zhdukur në Liqenin e Farkës: Për hir të Zotit na ndihmoni!

Në 17 korrik policia njoftoi se një 44-vjeçar me iniciale B.H., dyshohej të ishte mbytur në liqenin e Farkës pasi kishte shkuar për t’u larë dhe atje ishte parë për herë të fundit.

Për gjetjen e tij u angahuan polumbarët e RENEA-s, të cilët çdo mëngjes të këtyre 3 ditëve kanë bërë kërkime në liqen, por pa rezultat. Sot polumbarët njoftuan ndërprerjen e kërkimeve.

Të shqetësuar dhe me lot në sy, familjarët e 44-vjeçarit të zhdukur kërkojnë që të rinisin kërkimet për trupin e tij. Vëllai i 44-vjeçarit kërkoi duke folur në Oranews, që autoritetet përkatëse ta ndihmojnë të gjejë të vëllain, qoftë dhe për t’i bërë homazhet e fundit.

“Ditën e shtunë është parë vëllai im këtu në liqenin e Farkës duke bërë not. Rrobat janë gjetur. Kemi dyshime se është mbytur, por shpresat janë të pakta. Polumbarët kanë punuar, por më bën çudi që një shtet vjen me katër polumbarë që futen nga 2 orë në ditë ku liqeni është 70 hektarë. I falenderoj nga zemra ata, por jam i pakënaqur nga shteti.

Nesër mund t’i ndodhë kujdo. I bëj thirrje shtetit, për hir të Zotit, vini dorën në zemër, po e presin prindërit dhe fëmijët dhe prandaj jam kthyer me shpinë që mos të më shikojnë. Më ndihmoni të gjej trupin dhe të bëj homazhet e fundit. Të hidhet i gjithë kapaciteti që kemi.

Nuk ka asnjë rrjetë, më ka ndihmuar një banor i zonës. Polumbarë nuk kanë asnjë pajisje përveç uniformës dhe kërkonin me duar. Ju lutem, edhe privatit kush ka pajisje për kërkim trupi. Ju lutem më ndihmoni që të gjej trupin e vëllait. Kam 72 orë që nuk kam shkuar në shtëpi. Të rinisin kërkimet, sot polumbarët e RENEA-s u dorëzuan, nuk kërkojmë më, thanë.

Ne e dimë që është pa kordinata, por shteti mos të ketë kapacitet për të gjetur një person në liqen nuk e konceptoj dot. Sot na thanë që pezullojmë kërkimet se nuk kemi më mundësi kërkimi. Sot vetëm bënë një xhiro sipërfaqësore në liqen dhe thanë ne do vijmë vetëm kur të na thirrni ju që të gjeni trupin”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

admin

Recent Posts

TETORI VJEN MË I FRESKËT!/ Shi dhe shtrëngata, Sinoptikania: Në disa zona do ketë problematika. Në fundjavë..

Muaji tetor duket se ka ardhur me rënie të temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale…

55 mins ago

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

2 hours ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

3 hours ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

4 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

1 day ago

‘Isha fryt i një tradhtie’! Sekreti tr*nditës familjar: Nëna u lidh me kunatin, më braktisi në..

Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…

1 day ago