Rikthehet vala e të nxehtit afrikan/ Meterologia Adiola Bani parashikon sa do të shkojnë temperaturat javën e ardhshme

Meterologia Adiola Bani është shprehur se javën e ardhshme, pritet që të ketë një rritje të ndjeshme të temperaturave, si pasojë e një vale të nxehti që vjen nga veriu i Afrikës.

Bani tha se temperaturat duke nisur nga e hëna, dhe deri në fund të muajit Korrik, pritet që të shkojnë deri në 41 gradë, ndërsa rekomandoi që moshat e thyera të shmangin daljet në oraret e pikut të vapës.

“Do të kemi një rritje të lehtë të temperaturave gjatë ditës së sotme, e diela na sjell kthjellime në zonën më të madhe të vendeve, me përjashtim të alpeve, ku nuk përjashtohen as shirat dhe rrebeshet afatshkurtra.

Temperaturat do të luhaten në zonat e ulëta dhe bregdetare nga 35-38 gradë, ndërkohë që në zonat malore temperaturat do të jenë deri në 33 gradë celsius.

Java që vjen na sjell masa ajrore të nxehta, më e ndjeshme rritja e temperaturave do të jetë të hënën, me temperatura mbi 41 gradë celsius, presim kryesisht që moti të jetë i kthjellët në të gjithë javën e fundit të muajit Korrik.

Moshat e thyera është mirë që të shmangin daljet e panevojshme pas orës 10:00 të paradites, deri në orën 17:00 të pasdites, ndërsa rekomandohet që të jenë të hidratuar, dhe të mbajnë gjithnjë ujë me vete”, tha Bani në Fax Neës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP