Riparimet e OSHEE shkaktojnë luhatje të energjisë, banorëve u digjen elektro-shtëpiaket: Duam dëmshpërblim

Riparimet që po kryen OSHEE në kabinën elektrike kanë shkaktuar luhatje të energjisë elektrike në fshatin Bizë të Ishmit. Banorët që jetojnë në kontejner që prej tërmetit shprehen se u janë djegur pajisjet elektro-shtëpiake, ndaj kërkojnë dëmshpërblim.

Luhatjet e energjisë elektrike janë kthyer në makth për disa familje të fshatit Bizë të njësisë administrative Ishëm në Durrës. Tensioni i lartë u ka djegur të gjitha pajisjet elektro-shtëpiake.

Më të dëmtuara janë familjet që jetojnë në kontejnerë, që nga tërmeti i vitit 2019.

“Kam nga kaq kohë, nga tërmeti i 26 nëntorit që jetoj në kontejner. Pos kësaj, na ndodhin dhe shumë avari të tjera nga elektrikut. Na janë djeg të gjitha pajisjet”, tha një banor i prekur.

“Kabina është djeg, dhe kolpi 10 mijsh më ka ardhur direkt në shtëpi. Kam qene duke fjet me gruan. Na ka përplas korrenti. Me zor kemi dalë jashtë. Ka marrë flakë kontejneri. Na ka ruajt zoti. Moment ka qenë. Kur plasi flaka, mëzor dolëm”, tha një tjetër.

Banorët fajësojnë Operatorin e shpërndarjes të energjisë elektrike, e cila po kryen ndërhyrje për riparimin e kabinës elektrike.

“Me ndryshimin e transformatorit na ndodhin këto djegie. Pa asnjë lloj sigurimi, prize, thike”, tha një banor.

“Kam kabinën shumë afër. E kanë nxjerr transformatorit jashtë. E kanë lënë pa mbrojtëse, pa thikë:, tregoi një tjetër.

Banorët e Bizës kërkon dëmshpërblim për pajisjet e dëmtuara, ndërsa apelojnë të merren masa, teksa janë të rrezikuar sërish nga luhatjet e energjisë elektrike.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes