Jessika Kadiu rikthehet kohë pas kohe në vëmendjen e publikut me postimet e saj. Vajza e famshme u bë pas deklarimit të lidhjes me Robert Berishën, lidhje që në fakt u mohua nga këngëtari dhe u përcoll me një sërë deklarata nga modelja.
Së fundi, ajo ka hedhur një fotografi ku duket tejet tërheqëse dhe në sy bie edhe mbishkrimi që ka lënë.
“Ku mundesh me gjetë më mirë se unë”, shkroi bukuroshja duke mos zbuluar se kujt i drejtohet por ndjekësit hodhën dyshimet se mund ta ketë me Robertin.
Kujtojmë se marrëdhënia e Robertit dhe Jessikës u përcoll me shumë ‘’drama’’ dhe fjalë e thumba drejtuar njëri-tjetrit.
Në një intervistë shumë kohë më parë, Robert Berisha e konsideroi një “modele të thjeshtë të cilën nuk do ta ftonte asnjëherë në emisionin e tij”.
Ai tha se Jessica Kadiu është një vajzë e vogël dhe që nuk mendon gjatë, si edhe nuk do kishte lidhje me një femër, 22 vite më të vogël se vetja. Megjithatë, duket se Jessica Kadiu ka prova të forta se ka pasur romancë mes tyre. Madje, ajo ishte shprehur se ka prova mjaftueshëm për ta shk atërruar atë.
Disa nga deklaratat e modeles rreth lidhjes me Robertin: “Nuk ka folur në lidhje me këtë temë dhe as nuk dua. Por tani po ju premtoj të gjithëve, do të flas shumë shpejt dhe gjithçka do të jetë e qartë për të gjithë ju. Unë nuk kam folur sepse ndryshe nga ky njeri, nuk dua të prish reputacionin e askujt. Por unë kam prova të mjaftueshme për të shkatërruar jetën e këtij personi dhe ende e mbaj gojë mbyllur. Mos luani me zjarr dhe prisni të mos digjeni. Askush nuk do të thotë gënjeshtra kur emri im është në gojën e tyre,”- shkroi ajo.
Ajo tha se i ka dhënë fund lidhjes me këngëtarin për shumë arsye dhe është e lumtur për vendimin që ka marrë.
Ndërsa theksoi se “nuk do lejojë kurrë që ky njeri ta bëjë të duket si e çmendur dhe të thotë se ka gënjyer për lidhjen e të që ai të duket mirë për publikun”.
“Së dyti, nuk kam gënjeshtare dhe gjithmonë kam qenë e sinqertë me të gjithë ju. Unë kam dashur që jeta ime private të jetë private, por kjo është e pamundur kur vazhdimisht e ke emrin tënd në gojën e njerëzve dhe shikojnë çdo lëvizjen tënden vetëm për shkak të një marrëdhënie të kaluar. Nuk besoj se ia vlen t’ia përmend emrin e tij por një gjë që nuk do të lejoj kurrë është që ky njeri të më bëjë të dukem e çmendur dhe të thotë se kam gënjyer se isha në lidhje me të që ai të bëjë veten të duket mirë për publikun.
Ky person mund ta mohojë sa të dojë por unë e di se ku qëndron e vërteta. Nuk kam asgjë për të fshehur dhe kjo është arsyeja pse flas hapur. Kjo bisedë për të dhe për mua është bërë shumë bajate dhe dua t’i jap fund kësaj bisede njëherë e mirë. Unë i dhashë fund lidhjes për shumë arsye dhe kurrë nuk kam qenë më e lumtur. Tani e tutje do të doja të kisha përsëri privatësinë time dhe kjo është hera e fundit që dua që emri im të shoqërohet me këtë person,”- përfundoi modelja.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!