Rradhë e gjatë në Kakavijë, pranohen certifikatat e vaksinimit por ja çfarë ndodh tjetër

Në pikëkalimin e Kakavijës kemi një ritëm të shtuar të qytetarëve që qarkullojnë në të dy anët e kufirit.

Krahasimisht me një muaj më parë, kur qarkullonin gati 800-900 persona në ditë tani kemi një dyfishim të numrit, madje një tejkalim të numrit të atyre që mbërrijnë me ata që largohen.

Fluksi kryesor shënohet në orët e mëngjesit dhe në orët e mbrëmjes pasi mesdita shënon këtu temperatura shumë të larta në mbi 37 gradë. Autobusët që qarkullojnë në të dy anët e kufirit janë ende të pakët në numër dhe lëvizin me 1/4 e pasagjerëve.

Është një numër i vogël pasagjerësh të kthyer pas për mos justifikim të arsyes së qëndrimit me garanci financiare apo një adresë qëndrimi në shtetin grek.

Njëkohësisht kemi një fluks të shtuar të ritestimeve të rastësishme për Covid 19 në anën tjetër të kufirit kjo edhe prej ndjeshmërisë në rritje për shkak të përhapjes së variantit Delta në Greqi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes