Categories: Shëndet

“Rreziku i infektimit nga variantet e Covid është i pranishëm”, Kalo mesazh qytetarëve

Mjeku i njohur Tritan Kalo e ka nisur ditën me një mesazh për qytetarët. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai shkruan se rreziku për t’u infektuar është i pranishëm, pasi Covid ka shënuar edhe variantet e reja.

Mjeku u bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm me higjenen, të mbajnë maskën në ambientet e mbyllura që ka shumë njerëz dhe të vaksinohen. Ai shkruan se vaksinimi ul në maksimum rrezikun e vdekjes.

Postimi i plotë i Kalos:

Kohë kovidiane…..17.07.2021……Edhe pse numuri i të shtruarve në Covid-1 është në minimumin e mundëshëm, edhe pse numuri i të testuarve pozitiv për Sars-Cov2/Covid-19 vërtitet po ashtu në shifra minimale, rreziku i infektimit nga variantet e ndryshme të virusit Sars-Cov2/Covid-19 është iminent, sidomos në kushtet e liberalizimit të plotë të hyrjeve në Shqipëri, për ti dhënë sado pak oksigjen një ekonomie të asfiksuar prej 18 muajve të “flamës mbarëbotërore”,

Pandemisë së Covid-19…..Në këto kushte kur edhe stina e VERËS sjedh me vete dhjetra e dhjetra infeksione stinore gastro-intestinale bakteriale, virale dhe ushqimore, infeksione të lëkurës, infeksione të rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarjes, pickime e infektime nga insektet e brejtësit, alergji nga më të ndryshmet,

MOS e nënvlerësoni për asnjë dekikë përkujdesin ndaj vetes, të tjerëve dhe mjedisin ku jetoni apo pushoni këto javë të këtij “ f erri klimatik” të pa parë…..Krahas HIGJENËS personale e kolektive, ruajtjen kur dhe ku është e mundshme të distancimit fizik, mbajtja e maskave në mjedise të mbyllura e të mbipopulluara sidomos nga individët e pa vaksinuar dhe nga të sëmurët me komorbozitete, KURRË mos nënvlerësoni dobiprurjen e VAKSINIMIT kundër Sars-Cov2/Covid-19 sepse u krijon tre përparësi në përballjen me “flamën mbarbotërore” në dallim me mos vaksinimin:

1- ul rrezikun e infektimit, 2- ul rrezikun e shtrimeve në spital me një formë të rëndë të infeksionit, dhe 3- ul në maksimun rrezikun e vdekjes nga kjo sëmundje….

Krahas imunizimit aktiv prej kalimit të zëshëm apo të pazëshëm të infeksionit nga Sars-Cov2, imunizimi aktiv pëmes VAKSINIMIT do ta bëj të mundshme mbritjen e imunizimit të popullatës në atë nivel, sa të mund të ndërpresë zinxhirin e infektimeve si dhe triumfin e plotë ndaj kësaj sëmundje, e cila më pas do jetë pjesë endemike e mozaikut të sëmundjeve të ndryshme që bashkëshoqërojnë njerzimin prej shekujsh…..Të mendojmë dhe të punojmë për çdo minutë për këtë ditë….. DERI ATËHERË, vetkujdesje maksimale sepse asnjë Shqiptar nuku ësht i tepërt këtë botë, përkundrazi…..Ne jemi këtu si staff mjeksor i Covid-1 në QSUNT, për t’u Përkujdesur për ju me Punën, Përkushtimin e Profesionalizmin tonë….. Together forever!!!!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

admin

Share
Published by
admin

Recent Posts

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

14 hours ago

‘Isha fryt i një tradhtie’! Sekreti tr*nditës familjar: Nëna u lidh me kunatin, më braktisi në..

Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…

15 hours ago

Moti për 5 ditë/ Ja kur nisin rrebeshet, zonat që preken më shumë. Kujdes ditën e..

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar motin për 5 ditë, ndërsa gjatë kësaj jave priten rrebeshe…

16 hours ago

Shqipëria lëkundet nga tërmeti, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Elbasan. JOQ Albania mori…

2 days ago

E shtuna verë, e diela dimër! Keni plane për fundjavën?

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike me ndryshime…

3 days ago

Shpërthim në një pikë karburanti, 10 të vd*kur, mes tyre 2 fëmijë

Numri i të vdekurve në një shpërthim në një pikë karburanti në qytetin Makhachkala ,…

3 days ago