Rrufeja godet Gradishtën në Ohër, lëndohen 13 persona, 4 prej tyre pësojnë djegie në trup

Të paktën 13 persona raportohet se kanë pësuar lëndime nga rrufeja gjatë stuhisë së sotmë në Ohër.

Rrrufeja ra në zonën e Gradishtës në Ohër, shkruan Alsat. 4 prej të lënduarve pësuan djegie në trup dhe u dërguan për trajtim në qendrat shëndetësore, ndërsa të tjerët u ankuan për gjendje stresi, si dhe probleme me dëgjimin dhe frymëmarrjen.

Po ashtu edhe në territorin e vendit tonë dhe Kosovë stuhia e shiut shkaktoi probleme të shumta, duke përmbytur rrugët kryesore dhe sheshet e qyteteve.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP