Tjetër rekord në Kinë, ndërtohet pallati 10-katësh për 28 orë e 45 minuta (video)

Kina njihet për rekordet në fushën e ndërtimit në një kohë të shkurtër. Së fundmi një tjetër rekord është shënuar nga një kompani kineze e cila ka arritur të ndërtojë një pallat 10 katësh për vetëm 28 orë e 45 minuta.

Një video e publikuar në rrjet nga vetë kompania tregon qartë në mënyrë të përshpejtuar të gjitha hapat e ndjekura për ndërtimin e këssaj ndërtese në qytetin Changsa.

I gjithë çelësi i këtyre ndërtimeve qëndron te teknologjia e ndërtimeve të parafabrikuara. Pra, blloqet e strukturës që jepen edhe në video, janë të prodhuara më parë në fabrikën e kompanisë së ndërtimit.

Më pas, ato transportohen si kontenierë në kantierin e ndërtimit dhe vendosen sipër njëra-tjetrës duke formuar struktura.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP