Epidemologu Ilir Alimehmeti ka trajtuar së fundmi Covid-19 tek fëmiëjt dhe adoleshentët, duke cekur rrezikshmërinë. Përmes një postimi, Alimehmeti ka folur sesa të rrezikuar është kjo grupmoshë.
Shtohen “frikshëm” infektimet në Britani, por të hënën hiqen masat kufizuese
E keqja nuk ka fund në Gjermani! 133 të vdekur nga përmbytja, ja si është shndërruar vendi (Foto)
Ulen ndjeshëm temperaturat, ja parashikimi i motit për ditën e sotme
“Fëmijët e shëndetshëm nuk do t’i frikësohen jetës, nëse të rriturit do të kenë mjaftueshëm integritet sa të mos i frikësohen vdekjes.”
Cit.: Prof. Erik Erikson (1902-1994)
Risku i COVID-19 për fëmijët dhe adoleshtët është krejtësisht minimal miqtë e mi! Siç ishte vërejtur që në fillim, të rinjtë dhe adoleshentët përgjithësisht e kalojnë krejt lehtë infeksionin nga SARS-CoV-2. Tashmë këto vrojtime mbështeten nga evidencat zyrtare, si në rastin e të dhënave zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar.
NHS (National Health System) në bashkëpunim me institucionet të tjera elitare britanike, publikoi më 8 Korrik 2021 studimin e arsyeve të vdekjeve të fëmijëve dhe adoleshentëve (<18 vjeç) përgjatë një viti pandemi (periudha 1 mars 2020 – 28 shkurt 2021). Gjetjet e tyre janë aq mbresëlënëse saç ishin edhe të parashikueshme. Në detaj, gjatë një viti, ndër fëmijët dhe adoleshentët në Mbretërinë e Bashkuar kanë ndodhur: 3.105 vdekje totale, 61 vdekje me tampon pozitiv, por 25 vdekje të vetme ishin si rrjedhojë e COVID-19. Duke kujtuar se në Mbretërinë e Bashkuar ka mbi 12 milionë fëmijë dhe adoleshentë: vdekshmëria nga SARS-CoV-2 rezultoi më pak se 2 ndër 1 milionë. Shkalla e vdekshmërisë nga infeksioni (IFR) rezulton krejtësisht e ulët: 469.982 fëmijë dhe adoleshentë kanë qenë të infektuar në këtë periudhë, si rrjedhojë IFR = 25 / 469.982 = <0.005%. Pra, 99.995% E FËMIJËVE DHE ADOLESHENTËVE I MBIJETOJNË SARS-COV-2. Kjo shkallë vdekshmërie është krejtësisht e njëjtë me shkallën e vdekshmërisë nga gripi sezonal, e cila në këtë grupmoshë luhatet nga 0.003% – 0.009%, në varësi të viteve. Autorët thellohen më tej dhe bëjnë të ditur, se ndër 25 vdekjet: 19 kishin sëmundje të rënda, 13 kishin sëmundje të rënda neurologjike (shkaqet: sëmundje gjenetike/metabolike, ishemi cerebrale ose të lindur parakohe), dhe 8 individë me sëmundje neurologjike kishin edhe sëmundje të rënda respiratore, 6 të tjerë kishin sëmundje të rënda onkologjike, hematologjike, kardiake, endokrinologjike dhe ndërlikime të lindjes parakohe. Ndër 25 vdekjet, 6 (24%) ndodhën në individë pa sëmundje, që është e njëjtë me 729 vdekje që ndodhën te fëmijët pa COVID-19 (729 / 3080 = 24%). Fatmirësisht asnjë vdekje nuk ndodhi në: persona vetëm me sëmundje respiratore (përfshirë astmën), persona me diabet tip 1, persona me trizomi 21 (sindromë Doën), apo persona vetëm me epilepsi. Autorët dalin në përfundimet e qarta: SARS-CoV-2 shumë rrallë është fatal për fëmijët dhe adoleshentët, madje edhe për ata me sëmundje bashkëshoqëruese. Mbijetesa është 99.995%. Gjetjet tona janë 60% më të ulëta se sa shifrat që vijnë nga testet pozitive, duke e ulur edhe më tej përllogaritjen e riskut të vdekjes nga pandemia për këtë grupmoshë. Më të riskuar ishin moshat >10 vjeç me etni aziatike ose të zezë.
Këto gjetje janë të rëndësishme për udhëheqjen e familjeve, klinicistëve dhe politikëbërësve mbi strategjitë e ardhshme të mbrojtjes dhe vaksinimit. Shkurt, bukur, qartë:
NHS na thekson qartë se fëmijët dhe adoleshentët e kanë riskun krejt minimal dhe të krahasueshëm me gripin sezonal. Pra, miqtë e mi:
Lërini fëmijët të lirë që të luajnë, të zbativen, të arsimohen, të rriten, siç është e drejta e tyre! Dr. Shk. Ilir Alimehmeti. Epidemiolog Klinik Fakulteti i Mjekësisë, UMT. Akademia e Shkencave të Shqipërisë”, shkruan ai.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!