Categories: Jetë dhe Stil

‘Satani njeri’ heq gishta e shton dhëmbë në modifikimin trupor ekstrem (fotot)

Michel Faro do Prado nga Brazili, ka prezantuar së fundmi punimet e reja ekstreme të modifikimit trupor, në tentativën e tij për arritjen e pamjes “më djallëzore” të mundshme.

44 vjeçari do Prado është një artist tatuazhesh që ka punuar më shumë se 20 vjet në këtë industri, por me sa duket ngjyrosja e lëkurës nuk mjafton për të.

Ai njihet tashmë si “Njeriu Satan” për pamjen e tij unike dhe akumuluar rreth 58,900 fansa në llogarinë e tij në Instagram.

Braziliani tregon se ka shpenzuar shumë në transformimet e tij trupore, teksa ndërhyrja e fundit është ajo e dhëmbëve në stil elefanti që i dalin nga cepat e gojës, për të cilën thotë se i kushtoi 900 dollarë.

Ndërsa në një tjetër procedurë ekstreme, me anë të kirurgjisë Michel hoqi gishtin e unazës nga një prej duart e tij.

Kjo nuk është hera e parë që Michel arrin në largësi ekstreme për të ndryshuar pamjen.

Më parë ai mburrej se ishte njeriu i tretë në botë që “hiqte” hundën e tij.

Procedura ka rreziqe të shumta si dhe komplikacione shëndetësore.

Ai gjithashtu ka instaluar katër brirë në kokë dhe ka bërë disa implantime nën lëkurën e ballit.

Shumicën e trupit e ka të mbuluar me tatuazhe, duke përfshirë dhe sytë.

Në fakt për ndryshimet e pamjes është gruaja e tij që është e specializuar dhe e ka ndihmuar të arrijë ‘pamjen unike’.

Ai tregon: “Kam qenë artist tatuazhesh për 25 vjet. Shumica e tatuazheve të mia i kam nga artistë e profesionistë që kam paguar. Më pëlqejnë punimet brutaliste dhe të zeza”.

Michel shton se ka një tolerancë të madhe ndaj dhimbjes prandaj ka arritur në këto nivele modifikimi.

“Kam rezistencë të mirë ndaj dhimbjes. Vuaj më shumë në procedurat pas ndërhyrjeve, nuk besoj se ato kanë dhimbje të madhe. Por nëse më duhet të ndjej dhimbje për të arritur atë që dua, do ta përballoj”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

admin

Recent Posts

Tragjedi e madhe/ ‘Shkrumbohet’ autobusi i shkollës, dyshohet për 25 v*ktima

Të paktën 16 persona u shtruan në spital dhe 25 dyshohet se kanë vdekur sot…

6 hours ago

TETORI VJEN MË I FRESKËT!/ Shi dhe shtrëngata, Sinoptikania: Në disa zona do ketë problematika. Në fundjavë..

Muaji tetor duket se ka ardhur me rënie të temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale…

8 hours ago

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

9 hours ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

10 hours ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

11 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

1 day ago