Covid-19/ Rregjistrohen 8 raste të reja në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Regjistrohen 8 raste të reja me koronavirus në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 1 mijë e 353 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vde k jes. Sot janë shëruar 10 qytetarë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105,422.

Raste aktive mbeten 149. Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.438 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 250.658 doza të vaksinës.
Deri më sot 63.301 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes