Detajet e rënda/ Helmimi i mbi 1 mijë e 500 qytetarëve në qytetin shqiptar, mes tyre janë edhe 51 fëmijë

Në mesin e mbi 1 mijë e 500 qytetarëve në Deçan që dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm, janë edhe 51 fëmijë.

Komuna e Deçanit sot ka shpallur gjendjen emergjente për shkak të helmimeve, ndërsa prokuroria ka filluar hetimet për mënyrën se si ka ardhur helmimi i mbi 1 mijë e 500 personave. Mësohet se këta fëmijë janë dërguar për trajtim në spitalin e Pejës.

Mbi 1 mijë e 500 qytetarë të Deçanit kanë kërkuar ndihmë mjekësore nga e shtuna deri sot për shkak të helmimit. Dyshimet janë se helmimi ka ardhur nga uji i pijes.

“Që nga dita e shtunë e deri më tani kanë kërkuar ndihmë shëndetësore 77 qytetarë nga Deçani dhe atë 51 në repartin e pediatrisë dhe 26 në emergjencë”, kanë thënë zyrtarë për informim të Spitalit të Pejës.
Në anën tjetër, drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha, ka thënë sot për media se numri i personave të helmuar që kanë kërkuar ndihmë shëndetësore në këtë qendër ka shkuar në mbi 1 mijë e 500.

Komuna e Deçanit, në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligjit për Parandalimin dhe Sëmundjeve Ngjitëse të Statutit të komunës së Deçanit, ka marrë vendim sot që të shpallet gjendje emergjente në tërë territorin e kësaj komune. Ndërsa, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka kërkuar që uji në fshatrat e Deçanit të mos përdoret për pije.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes