Categories: Lajme

I nxehti afrikan drejt fundit/ Ndryshojnë temperaturat, ja çfarë surprizash ka moti në fundjavë

Fundjava do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta. Fatmirësisht duket se nga kjo e premte e në vijim do të ketë një rënie të temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale.

Meteorologa, Adiola Bami bën me dije se kryefjala e kësaj fundjave në krahasim me atë që lamë pas do të jetë ulja e temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale.

Bami bën me dije se fatmirësisht temperaturat e ajrit gjatë fundjavës do të jenë në vlerat 34-35 gradë celsius në mesditë.

“Vendi ynë do të ketë një mbizotërim të motit të kthjellët, ndërsa në zonat veriore dhe verilindore do të ketë ndonjë rrebesh afatshkurtër.

Gjatë fundjavës presim mot të kthjellët dhe vr anësira kalimtare dhe reshjet do të jenë shumë pak prezentë në vendin tonë.

Sot kemi patur një rënie me 3 gradë dhe gjithashtu mesdita do të sjellë një rënie ku termometri do të shkojë në 35-36 gradë në rang vendi.

Një tjetër rënie temperaturash pritet dhe në fundjavë ku termometri në mëngjes do të shënojë 12 gradë në zonat malore dhe në mesditë jo më shumë se 34-35 gradë”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera ajo ka bërë me dije se në të njëjtat kushte atmosferike do të jetë dhe Rajoni, ku temperaturat në Kosovë do të shkojnë deri në 29 gradë, ndërsa në Maqedoninë e Veriut termometri do të shënojë 34 gardë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

admin

Recent Posts

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

21 hours ago

‘Isha fryt i një tradhtie’! Sekreti tr*nditës familjar: Nëna u lidh me kunatin, më braktisi në..

Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…

22 hours ago

Moti për 5 ditë/ Ja kur nisin rrebeshet, zonat që preken më shumë. Kujdes ditën e..

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar motin për 5 ditë, ndërsa gjatë kësaj jave priten rrebeshe…

23 hours ago

Shqipëria lëkundet nga tërmeti, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Elbasan. JOQ Albania mori…

2 days ago

E shtuna verë, e diela dimër! Keni plane për fundjavën?

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike me ndryshime…

3 days ago

Shpërthim në një pikë karburanti, 10 të vd*kur, mes tyre 2 fëmijë

Numri i të vdekurve në një shpërthim në një pikë karburanti në qytetin Makhachkala ,…

3 days ago