Policia rrugure vijon monitorimin e rrugëve dhe përgjatë orëve të natës. Mbrëmjen e djeshme janë konstatuar shkelje nga shoferët, të cilët ecnin me shpejtësi skëterrë në rrugët e Tiranës.
Gjatë mbrëmjes së djeshme janë vënë 11 gjoba dhe janë pezulluar 5 patenta.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Policia Rrugore e Tiranës vijon monitorimin e pandërprerë me Radar për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Edhe pse kontrollet janë shtuar së tepërmi në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane, në tē gjithë vendin, përsëri konstatohen shkelje të shumta në drejtim të tejkalimit të shpejtësisë, drejtimit të mjetit nën efektin e alko olit apo në gjendje të de hur, parakalimet e gabuara e manovrat e rrezikshme në rrugë, përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit etj.
Për 3 orë monitorim me Radar janë evidentuar shpejtësi që varionin nga 134 km/h deri në 175 km/h në aksin Sauk – Teg, shpejtësi që vr asin jetën.
Si rezultat janë pezulluar 5 leje drejtimi dhe janë vendosur 11 masa administrative për shpejtësi në zbatim të ndryshimeve të Kodit Rrugor.
Guxim? Vetëbesim i tepruar? Apo papërgjeshmëri ndaj jetës?
Cilado qoftë arsyeja, drejtimi i mjetit në këtë mënyrë, është e pa pranueshme dhe vr astare.
Rruga është e të gjithëve dhe jeta është e shtrenjtë. Shpejtësia, alko oli, garat, parakalimet e gabura e të rrezikshme të presin rrugëtimin e jetës
Mos abu zoni me rregullat e qarkullimit se në rastin më të mirë do përballeni me Policinë Rrugore, Radarët, alkooltestit, kamerat, aparatet fotografike dhe automjetet e pa loguara që do t’ju dokumentojnë shkeljet e kryera
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!