Lajm i trishtë/ Ndahet nga jeta papritur figura e njohur shqiptare (emri+foto)

Ka ndërruar jetë në moshën 52 vjeçare aktivisti shqiptar në SHBA, Gjergj Balaj.

Lajmi bëhet me dije nga Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork, e cila thotë se Gjergji ishte atdhetar, fetar dhe aktivist i njohur.

Gjithashtu një shkrim lamtumire i është kushtur Balajt edhe nga Gazeta Dielli, në të cilën thuhet se Gjergj Balaj ishte “një njeri i respektuar dhe i dalluar në komunitetin shqiptar në Neë York dhe më gjërë. Një ikje e parakohshme, një vd ek je tr on di tëse, një ndarje pikëlluese që lë një boshllëk të përjetshëm tek familja, miqtë e afërm dhe bashkëpunëtorët e ngushtë. Me ikjen e Gjergjit iku një pjesë e secilit nga ata që e njohën dhe ndanë emocione të mëdha siç dinte ti falte vetëm i paharruari Gjergj Balaj”.

Shkrimi i plotë në Gazetën Dielli:

New York, më 28 Korrik, mes l otësh, dhimbjes së madhe, trishtimit të thellë dhe brengës në shpirt, qindra miq, familjarë, patriotë, vatranë e autoritete fetare përcollën për në banesën e përjetshme shqiptaro-amerikanin Gjergj Balaj. Një njeri i respektuar dhe i dalluar në komunitetin shqiptar në Neë York dhe më gjërë. Një ikje e parakohshme, një vdekje tr on di tëse, një ndarje pikëlluese që lë një boshllëk të përjetshëm tek familja, miqtë e afërm dhe bashkëpunëtorët e ngushtë. Me ikjen e Gjergjit iku një pjesë e secilit nga ata që e njohën dhe ndanë emocione të mëdha siç dinte ti falte vetëm i paharruari Gjergj Balaj.

Energjik, pasionant, patriot i flaktë, katolik i devotshëm, njeri i respektuar dhe zemërbardhë, fisnik i pakrahasueshëm, prind i dashur, bashkëshort shembullor, mik besnik e atdhetar i flaktë, Gjergj Balaj do të mbetet përjetë në memorien e të gjithë atyre që e njohën dhe gëzuan emocione të veçanta nën shoqërinë dhe fisnikërinë e tij. I dashur, i qeshur, sfidues, këmbëngulës, i fortë, Gjergj Balaj ishte për të gjithë ata që patën fatin ta njohin një shumbull i fortë dhe model i shëndoshë në shoqëri dhe kudo. I kudogjendur, i kudondodhur, Gjergj Balaj e jetoi jetën në çdo moment, shijoi shpejt çdo pasion si për të na treguar se do ikte shpejt prej nesh, përgjithmonë.

Gjergji gjithmonë ishte i kudogjendur dhe jepte gëzim dhe shpirtin e tij për miqtë e familjen, këtë herë ai na befasoi, ashtu si vd ekja e tij e befasishme. Një ikje që na lë të shta ngur e të vr arë, por besimi në jetën e pasosur dhe ngjalljen prej së vde k uri na jep motiv se me Gjergjin do takohemi një ditë shpejt. Gjergji ishte gjithmonë kudo i pari, ndërsa në ceremoninë mortore të organizuar në Kishën Zoja e Shkodrës, ai erdhi i fundit.

Në arkëmortin e bardhë si shpirti i tij i madh dhe i bardhë, mbështjellë me pelhurën e paqes si simbol i jetës e veprave të bardha e të mira të Gjergjit, ai u ndal për të na përshëndetur për herë të fundit. Edhe këtë herë kishte shumë njerëz e miq të panumërt rreth vetes, ashtu siç Gjergji ishte i rrethuar gjithmonë nga miqtë e shokët e tij. Në Kishën Zoja e Shkodrës, në vendin ku ulej gjithmonë Gjergji familjarisht, dje ishin ulur miqtë e tij nga Vatra dhe Imami Gaz Aga, një mik i çmuar i Gjergjit. Në predikimin e lamtumirës Ipeshkvi i Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta, miku më i ngushtë i Gjergj Balës, tha se askush në këtë botë nuk e kishte menduar se Gjergj Balaj do na kishte mbledhur në funeralin e tij. Gjergji na mblidhte veç për gëzim, veç për moment të bukura. “Nuk është e lehtë me gjet fjalët për ikjen e një njeriu të jashtëzakonshëm si Gjergj Balaj.

As në imagjinatën tonë më eks treme nuk mund ta kishim mendu se sot do ishim mbledhë për vdekjen e Gjergj Balës. Nuk do kisha dashtë kurrë me e ba këtë predikim sot. Do donim të gjithë që kjo të ishte një andërr dhe ta shihnim Gjergjin teksa merrte avionin për në Shqipëri e ta shihnim bashkë me Aidën duke iu ngjitur maleve të bukura të Shqipërisë dhe duke shkelur dheun e të parëve që aq shumë e deshi.

Jo vetëm miqtë e tu të panumërt o Gjergj, por edhe alpet, shtigjet, bjeshkët, malet, bora e pa shkrime e tyne, rrjedha e Drinit, ujëvarat, liqenet, deti i Sarandës, Pogradeci, Korça, sot po qajnë për ty o Gjergj. Kur mendojmë se hapat e tu s’kanë me i shkel ma kurrë, s’do jetë kurrë ma si më parë për të gjithë ata njerëz që të kanë dashtë o Gjergj. Do jetë e vështirë për Aidën, djemtë dhe të gjithë ne që të njohëm. Janë të shumtë njerëzit që janë trondit nga ikja jote o Gjergj, janë nga veriu dhe jugu i Shqipërisë, nga Kosova, Mali i Zi, Italia, Belgjika, Kanadaja, Amerika.

Dhe sikur të kishe qenë udhëheqës shteti apo Ipeshkv s’do kishe qenë kaq i dashur e i respektuar si ti o Gjergj Bala. Kudo keni shku bashkë me Aidën dhe keni dhanë shembull të një familje të bukur, të qeshur, dhe të lumtur. Na fal o Gjergj nëse ndonjëherë nuk të kemi kuptuar plotësisht. Lutju Zotit për ne, ashtu siç ne po lutemi për ty sot. Kaq shumë miq dhe kaq shumë lot që derdhen për Gjergj Balën sot duhet të bëjnë krenar Aiden dhe djemtë e tij për kaq shumë dashuri e respekt që ka mbjellur Gjergji kudo ku ka shku. Sot ne ia besojmë shpirtin e Gjergjit Zotit, dhe Aidën e djemtë Agron, Martin, Dardan, kujdesit të hyjit dhe dashurisë së njerëzve.

Qofsh i parajsës o Gjergj Balaj dhe Zoja e bekuar të shoqëroftë në lumninë e engjëjve e të shenjtërve” përfundoi fjalën prekëse Ipeshkvi i Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta, miku më i ngushtë i Gjergjit. Djali i i madh Gjergj Balajt, Agroni dhe mbesa e tij Sofia në fjalën e lamtumirës përveç betimit për ta dashur e përkujtuar gjithmonë, ata theksuan dashurinë dhe madhështinë e Gjergjit si familjar, mik e shok i veçantë. Në funeralin e lamtumirës në varreza miku i ngushtë i familjes Balaj, Simon Qafa falenderoi në emër të familjes dhe kujtoi vitet plot emocione të forta dhe miqësinë e veçantë me Gjergjin e familjen tij. Në drekën e lamtumirës shtruar nga familja e Gjergjit në nder të kujtimit për të dhe përshpirtshmërisë ndaj tij, familja ndezi qiriun e shenjtë si simbol i dritës, pavde kës isë dhe përjetësisë. Gjergji fluturoi drejtë qiellit dhe dritë e shpirtit të tij fisnik do të ndriçojë përjetë familjen dhe miqtë e tij. Lamtumirë Gjergj Balaj, Zoti të pastë në parajsën e tij, në mbretërinë e ëngjejvë dhe të shenjtërve.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes