Policia vijon me kontrollet intensive në të gjithë rrugët e vendit, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor.
Në 24 orët e fundit janë vënë nën pra nga 9 persona, për drejtim në gjendje të de hur apo pa leje drejtimi.
45 patenta janë pezulluar për shpejtësi tej normave të lejuara, apo për drejtim mjeti nën efekt alk oo li dhe po ashtu, janë vendosur 1890 gjoba për shkelje të Kodit Rrugor.
Intensifikimi i kontrolleve nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë dhe Sektorët e Policisë Rrugore në DVP-të, duke përdorur dronë, radarë, kamera, aparate fotografike, makina të paloguara, gjatë 24 orëve të fundit, ka çuar në pranga 9 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të de hur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Po gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve dhe denoncimeve në Komisariatin Digjital e në numrin pa pagesë 112, janë ndëshkuar me masë administrative 1890 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aks idente rrugore, si parakalime e manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi tej normave të lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mos vendosje të rripit të sigurimit apo kaskës mbrojtëse, drejtim mjeti nën ndikimin e alk oo lit apo pa leje drejtimi.
Gjithashtu janë pezulluar 45 leje drejtimi, nga të cilat 32 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionte nga 78 km/h në qendrat e banuara deri në 179 km/h në rrugën interurbane Vlorë-Fier, si dhe 13 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën ndikimin e al koo lit.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Digjital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!