Categories: Lajme

“Se mos mendon të vendosë targën në makinë e nuk do ndalohet nga policia rrugore”, Artan Fuga shpreh habinë për dhuratën ndaj Dua Lipës: Nuk ka privilegje në rrugët tona

Profesori dhe akademiku Artan Fuga ka reaguar për vizitën e këngëtares kosovare Dua Lipa në Shqipëri. Më konkretisht ai ka veçuar një dhuratë që ka marrë ajo nga kryebashkiaku Erion Veliaj, një targë makine shqiptare me shkrimin “Dua 100 TR”.

Përmes një postimi në Facebook, ai i bën thirrje këngëtares se mos e përdor me të vërtetë targën e dhuruar në makinën e saj në Shqipëri dhe pandeh se nuk preket nga ligji.

Profesori është shprehur i habitur nga kjo dhuratë ndaj thotë se Dua Lipa nuk duhet të keqkuptohet e mos të ndihet e privilegjuar.

“Se mos hap sytë ajo e shkreta dhe mendon se këtu nuk zbatohen ligjet dhe sikur ka privilegje jashtë ligjit! Siç hapa sytë unë sa një gjergjef kur dëgjova ç’u tha kur iu dhurua targa” – shkruan Fuga.

Postimi i profesor Artan Fugës:

Duhet të ketë kujdes Dua Lipa se mos e përdor me gjithë mend atë targën DUA100 për veturën e saj nëpër Shqipëri se mund t’i pjelli belaja! I del ndonjë polic i ndershëm i rrugores dhe i kërkon nëse ajo targë është në përputhje me standardet e vendosjes së targave në territorin shqiptar, nëse është në lejen e qarkullimit të autoveturës, nëse targa është vendosur nga ndërmarrja e transportit rrugor konform rregullave, kush i ka paguar lekët për të, sepse mesa di unë targa i vendoset një veture konkrete, dhe nuk merret kështu si gjë më vete dhe pastaj ngjitja kujt të duash, ndonjë pajtoni, ndonjë tanksi a ndonjë veture!

Aq më shumë mos kujton se ajo targë e mbron nga ndonjë polic rrugor sikurse iu premtua! Nuk ka privilegje në rrugët tona. Se mos keqkuptohet ajo! Më mirë thjesht e modeste, pa targa të privilegjuara se semafori është semafor, të gjithë duhet të ndalojnë para tij. Se mos hap sytë ajo e shkreta dhe mendon se këtu nuk zbatohen ligjet dhe sikur ka privilegje jashtë ligjit! Siç hapa sytë unë sa një gjergjef kur dëgjova ç’u tha kur iu dhurua targa!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

admin

Recent Posts

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

23 mins ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

55 mins ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

2 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

24 hours ago

‘Isha fryt i një tradhtie’! Sekreti tr*nditës familjar: Nëna u lidh me kunatin, më braktisi në..

Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles…

1 day ago

Moti për 5 ditë/ Ja kur nisin rrebeshet, zonat që preken më shumë. Kujdes ditën e..

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar motin për 5 ditë, ndërsa gjatë kësaj jave priten rrebeshe…

1 day ago