Edhe pse në arratì, shfaqet sërish Fjolla Morina, shoqëron vajzën për në mbrëmjen e maturës

Edhe pse në arrati, Fjolla Morina nuk shmanget nga aktivitetet e përditshme.

Pas një kohe të gjatë pa postuar foto e video në rrjete sociale, Fjolla është rikthyer sërish, me imazhe të së bijës, e cila ka festuar maturën. Në videot e fotot të publikuara nga këngëtarja, shihet vajza, e veshur me një fustan të ngushtë. Përbri fotos së publikuar, Fjolla i uron vajzës mbrëmjen e maturës.

“Kukulla e mamit”, ka qenë përshkrimi krahas fotografisë.

Fjolla ndërkaq është nënë e dy vajzave me partnerë të ndryshëm.

Ajo këtë vit është martuar me biznesmenin nga Gjilani Fisnik Syla. Ndaj këngëtares është në fuqi një vendim, që e dënon atë me 6 vite burg, për veprën penale
“Trafikim të armëve dhe municion”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes