Shifra alarmante, Ministri i Shëndetësisë del në deklaratë: Ja sa përqind e rasteve janë të variantit Delta

Varianti Delta i koronavirusit ka shënuar rritje të rasteve të reja gjatë ditëve të fundit.

Nga të dhënat e fundit nga Departamenti i Shëndetësisë, bëhet me dije se ky variant po përhapet me shpejtësi.

Xhevat Jakupi nga Departamenti i Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në një konferencë për mediat së bashku me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia bëri me dije se 80-90% e rasteve janë nga varianti Delta.

“Të dhënat e fundit nga Departamenti i Mikrobiologjisë na tregojnë se 80 deri në 90 % e rezultateve të fundit të rasteve me Covid janë nga varianti Delta”, ka thënë Jakupi.

Gjithashtu ai ka bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen dhe se kryesisht çdo person mbi 50-vjeç duhet të paktën të ketë marrë nja dozë të vaksinës kundër Covid.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP