Rei Manaj dëshironte me çdo kusht që të shënonte përsëri me Barcelonën në ndeshjen e tij të parë si titullar. Sulmuesi ia arriti qëllimit në minutën e 25 të sfidës me Gironan, por pak çaste më parë Gerrard Pique ia kishte hequr mundësinë për ta bërë një gjë të tillë.
Katalanasit fituan penallti dhe Manaj ishte i pari që shkoi te topi, duke pretenduar që të gjuante nga pika e bardhë, siç kishte bërë pak ditë më parë në ndeshjen ndaj Gimnastik të Tarragonës. Por këtë herë udhëzimet nga pankina ishin ndryshe dhe në stadium u dëgjua qartësisht të thirrej emri i Pike nga pjesëtarë të stafit teknik.
Manaj, i cili në të kaluarën nuk ka ngurruar edhe të përplaset me shokët e skuadrës për goditje të tilla, as që e provoi të bënte të njëjtën gjë me Pike.
Ai i dorëzoi topin në dorë menjëherë mbrojtësit të katalanasve i cili goditi nga pika e bardhë dhe shënoi. Për fat të mirë, Manaj mundi të ngushëllohej pak minuta më vonë, kur gjeti vetë rrugën e rrjetës duke dyfishuar shifrat.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!