Shira të dendur edhe në këtë shtet evropian, 650 shtëpi të përmbytyra dhe disa ura të shembura

Shirat e dendur dhe erërat e forta kanë g od itur edhe Rajonin Zabaykalsky të Rusisë duke shkaktuar dëme të mëdha. Sipas Ministrisë ruse të Emergjencave, si pasojë e reshjeve të shumta të shiut pesë ura automobilistike janë shembur edhe 650 shtëpi janë përmbytur plotësisht.

“Më 23 korrik 2021 në orën 09:00 të mëngjesit, u mor informacion nga një oficer detyre i Hekurudhave Ruse se një urë hekurudhore u shemb pas reshjeve të mëdha në vijën e rrjedhës Kuenga-Ukurey të Rrjetit Hekurudhor Trans-Siberian”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Fatmirësisht deri tani nuk ka vd ek je dhe persona që të kenë pësuar lë ndime.

Në zonat e përmbytura shërbimet e shpëtimit dhe brigadat e urgjencave së Hekurudhave ruse kanë shkuar menjëherë për të kontrolluar situatën dhe për të evakuuar personat të cilët shtëpitë e tyre tashmë janë të pabanueshme.

Prej javësh moti i keq dhe shirat e dendur kanë go di tur Evropën. Dhjetra persona kanë humbur jetën në Gjermani, Holandë e Belgjikë. Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut situata në Kinë ka dalë jashtë kontrollit dhe numri i vi kt i m ave sa vjen dhe është në rritje.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP