“Shkrihet” PD-ja e Korçës, 13 anëtarë të kryesisë japin dorëheqje

13 anëtarë të Kryesisë së degës në Korçë kanë dhënë dorëheqjen në grup me motivin se kreu i PD Lulzim Basha po e kthen PD në një parti klienteliste për interesa të tij.

Në letrat e dorëheqjes ata shkruajnë se: PD po mbahet qëllimisht e frenuar prej Bashës , për të luftuar keq qeverisjen e Edi Ramës.

Ata thonë se në këto kushte e kanë të pamundur ushtrimin e detyrës së tyre.

Letra e plotë

Gjykojmë se kryetari i PD me arrogancën e tij po e kthen PD në një parti klienteliste dhe në funksion vetëm të interesave personale.

Me veprimet apo mosveprimet e tij, ka hedhur poshtë të gjithë punën tonë të ngritur me mund dhe sakrifica gjatë 8 viteve opozitë.

Gjithashtu me këtë mënyrë drejtimi, mendojmë se PD po mbahet qëllimisht e frenuar prej tij, për të luftuar keq-qeverisjen e Edi Ramës.

Të ndodhur në këto kushte, e gjejmë të pamundur ushtrimin e funksioneve tona dhe të shohim me optimizëm drejt të ardhmes së kësaj partie.

Theksojmë se jemi dhe mbetemi anëtarë të PD dhe mbështetës të ideve dhe vlerave që ajo mbart që nga dita e krijimit të saj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes