Shoferi i famshëm kroat iu zbulon kolegëve ”hilenë”: Si të qëndroni të freskët pas shumë orëve udhëtim me autobus

Aksi denti tra gjik në Slavonski Brod të Kroacisë, ku vd iqën 10 persona dhe u lën duan mbi 40 të tjerë, e ka bërë shoferin e famshëm kroat, Juraj Sebalj, që t’u tregojë shoferëve se si të shpëtojnë jetën e tyre dhe të tjerëve, kur ndihen të lodhur pas timonit.

Ai u ka bërë apel shoferëve që kurdo që ndihen të lodhur, të pushojnë.

“Kur bëhet fjalë për lodhjen, s’ka heronj, nuk ka trima dhe askush nuk është supernjeri. Njerëzit më së shpeshti gabojnë kur mendojnë se do të humbasin disa orë. Sakr ifikoni 20 minuta dhe pushoni kudo që të shkoni”, shkroi Šebalj në Facebook me një video në të cilën ai zbuloi një “hile”se si të freskoheni gjatë vozitjes.

Sipas Sebalj, 15-20 minuta gjumë janë të mjaftueshëm, derisa apelon te shoferët që të mos flejnë më gjatë sepse mund të hyjnë në një fazë të gjumit të thellë.

Ai sugjeron shoferët edhe që të dalin e të shëtisin.

“Kafeja dhe pijet energjike janë një zgjidhje kimike e problemit, megjithatë në një periudhë afatshkurtër. Lodhja nuk zgjidhet nga kimia, por nga biologjia “, fillon Sebalj dhe zbulon se problemi mund të zgjidhet vetëm duke fjetur. “15 deri në 20 minuta gjumë janë të mjaftueshme”, shpjegon Šebalj dhe shton se është një i ashtuquajtur gjumë i shkurtër.

“Mos flini më gjatë sepse do të hyni në një fazë të gjumit të thellë dhe do të zgjoheni të lodhur. Mos u mashtroni, mos flini më shumë se 15 minuta, nuk duhet të shkoni në një gjumë të thellë. Dilni dhe shëtisni”, tha shoferi me përvojë.

Një autobus nga Kosova është aks identuar në Kroaci, ku si pasojë kanë mbetur të vde kur 10 persona e janë lënduar rreth 40 të tjerë.

Sipas gazetës kroate Jutarnji.hr, autobusi vinte nga Frankfurti në drejtim të Kosovës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes