Categories: Sport

Shpërthen në lot Messi gjatë penalltive kundër Kolumbisë, ylli argjentinas ka besim në fitoren e trofeut “Copa Amerika” (video)

Lionel Messi ishte plot emocione të përziera dhe stresuese gjatë fitores së Argjentinës kundër Kolumbisë në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës 2021, që flet shumë për dëshirën e pashterur të 34-vjeçarit për ta arritur lavdinë me ekipin e vet kombëtar.

Gjysmëfinalja mes Argjentinës dhe Kolumbisë u desh të përcaktohej me penallti, pasi takimi i rregullt prej 90 minutave nuk dha fitues duke përfunduar baras 1:1, raporton Gazeta Express.

Martinez, i cili u përpoq t’i shpërqendrojë kundërshtarët me fjalë, ishte heroi i vërtetë i Argjentinës duke i mbrojtur gjuajtjet e Davinson Sanchez, Yerry Mina dhe Edëin Cardona nga pika e bardhë. Ndërsa Lionel Messi, Leandro Paredes dhe Lautaro Martinez shënuan për Argjentinën, për ta siguruar një vend në finale kundër Brazilit.

Gjatë gjuajtjeve nga pika e bardhë Messi, i cili gjuajti i pari dhe shënoi për Argjentinën, ishte shumë i zëshëm dhe shumë emocional.

Paraqitjet e tij në fushë gjatë këtij turneu dhe reagimet emocionale tregojnë sesa e rëndësishme është për Messin ta fitojë trofeun e parë në karrierë me Argjentinën, që është gjëja e vetme që i mungon atij në një karrierë madhështore dhe të shkëlqyeshme.

Argjentina është në kërkim të trofeut të parë të madh ndërkombëtar që prej vitit 1993, kur e fitoi Kupën e Amerikës, dhe përsëri Messi ishte njeriu i ndeshjes, duke e prodhuar asistin e pestë të turneut, në të cilin i ka shënuar edhe katër gola.

Argjentina i ka shënuar 11 gola deri tani në Kupën e Amerikës 2021 dhe Messi është përfshirë në 10 prej tyre. 34-vjeçari i ka shënuar 4 gola, i ka bërë 5 asiste dhe i ka përgatitur dy golat e tjerë.

Skuadra e Lionel Scalonit është e pamposhtur në 19 ndeshje, që prej disfatës kundër Brazilit në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës 2019.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

admin

Share
Published by
admin

Recent Posts

Tragjedi e madhe/ ‘Shkrumbohet’ autobusi i shkollës, dyshohet për 25 v*ktima

Të paktën 16 persona u shtruan në spital dhe 25 dyshohet se kanë vdekur sot…

8 hours ago

TETORI VJEN MË I FRESKËT!/ Shi dhe shtrëngata, Sinoptikania: Në disa zona do ketë problematika. Në fundjavë..

Muaji tetor duket se ka ardhur me rënie të temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale…

9 hours ago

Tro*ditet vendi me mijëra shqiptarë! Vr*ten dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy persona janë vrarë me armë…

11 hours ago

I FUNDIT! Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter…

11 hours ago

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë imp*tentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri. Sipas saj, shkak kryesor është impotenca…

12 hours ago

Të enjten kthesa e madhe e motit, ja çfare pritet

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell,…

1 day ago