Agron Dibra, drejtor i zjarrfikësve Shkodër ka treguar detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e djeshëm në një hotel në Velipojë, ku pati një shpë rthim gazi.
Për pasojë nga rrjedhja dhe më pas shpë rthimi i gazit u lënduan 4 anëtarë të një familje, nëna me 3 fëmijët e saj.
Sipas Dibrës, informacioni për ngjarjen në fjalë është marrë rreth orës 6:50, ndërsa shtoi se nëna ka dashur që të bëjë një kafe.
Mes të tjerash ai apeloi për bom bolat e gazit, që të kontrollohen, pasi kur nuk përdoren edhe mund të shkaktojnë rrjedhje gazi.
“Informacioni është marre rreth orës 6:50 dhe është dërguar mjeti ne Velipoje. Ngjarja ka ardhur nga rrjedhja e gazit dhe ka dashur qe te beje një kafe dhe ka eksploduar. Kur është në mjedis te mbyllur gazin nuk e kupton se ka rrjedhje.
Pavarësisht apeleve qe kam bere ato bo mbola janë jashtëzakonisht te rrezikshme sidomos ne Velipoje qe qëndrojnë me nga 10 muaj pa u përdorur dhe me pas krijojnë rrjedhje.
Bombolat e kapingut janë gangrena me e madhe qe kemi sepse nuk duhen përdorur gjithmonë. Bombolat e kampingut qe i shohim duke u furnizuar ne karburante është rreptësishtë e ndaluar.”, tha Dibra.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!