Shqipëria ‘e mbërthyer’ nga i nxehti afrikan, në këtë qytet të Shqipërisë bashkia hap rrugët e mbuluara nga bora (VIDEO)

Pjesa më e madhe e vendit është përfshirë prej ditësh nga vala e të nxehtit afrikan. Javën e kaluar temperaturat në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të vednit i kaluan 42 gradë celcius, ndërsa këtë javë temperaturat janë ulur disa gradë por përsëri jemi në korrik dhe i nxehti do jetë prezent.

Por, një tjetër situatë është në Tropojë.

Bashkia atje prej ditësh ka nisur punën për hapjen e rrugëve të Bjëshkëve, sepse ato janë ende të mbuluara nga dëbora. Vetë i pari i Tropojës, kryebashkiaku Rexh Byberi ka ndarë në rrjetet sociale pamjet nga puna për hapjen e rrugëve nga dëbora.

Siç shihet, trashësia e dëborës në Bjëshkë është shumë e madhe, madhe më e madhe se ekskavatori që ka shkuar për ta pastruar atë. Megjithatë, autoritete atje ia kanë dalë të hapin rrugën për të gjithë turistët dhe banorët që duan të shkojnë në Bjeshkët e Malësisë së Gjakovës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes