Shqiptari i mori jetën gruas në Greqi dhe dorëzohet në polici, fqinja greke paralajmëroi në facebook: Ai do ta …

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Dhafni në Athinë, ku një 40-vjeçar shqiptar i ka marrë jetën bashkëshortës së tij.

Anisa dhe Florand Shehu jetonin prej kohësh në lagjen Dhafni, ndërsa kohët e fundit raportohet se çifti kanë patur debate të shumta.

Pas krimit të rëndë 40-vjeçari është dorëzuar, ku ka dhënë dëshminë e tij duke deklaruar se i mori jetën gruas për shkaqe xhelozie.

31-vjeçarja Anisa Shehu është gjetur e pajetë brenda në shtëpi, e mbuluar me gjak.

Mediet lokale në Greqi raportojnë se një fqinjë e çiftit ka treguar se ata shpesh dëgjonin çiftin të debatonte me zë të lartë dhe se me banorët e të gjithë ndërtesës së apartamenteve shpesh shprehnin frikën se diçka e keqe do të ndodhte.

Pak ditë më parë fqinja e tyre kishte paralajmëruar në Facebook se “diçka e keqe do të ndodhte në këtë familje”.

“Kur ai ta therë atë unë do të njoftoj çdo kanal për t’iu kritikuar”, shkruante fqinja greke.

Ata jetonin prej vitesh në Greqi dhe ishin prindër të një djali, ndërsa Florendi kishte një lokal në Athinë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP