Moderatorja shumë e dashur për publikun, Fjoralba Ponari është shumë aktive në rrjete sociale. Madje ajo realizon shpesh mini-intervista me ndjekësit në Instastory, siç ka bërë dhe së fundmi.
Mirëpo, jo të githë i kanë bërë pyetje të këndshme. Fjoralbës i ka rënë në sy dikush që i ka shkruar “Si do ia bësh me ligjin e ri pa filtra?”.
Moderatorja nuk ia ka përtuar një përgjigje dhe i ka shkruar “Siç kam bërë para se të bëhej trend puna e filtrave, për bukuri të Zotit”. Ajo e ka shoqëruar përgjigjen me një foto pa filtra dhe pa pikë make upi, ku duket yll si gjithmonë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!