Dita e sotme do të jetë perfekte për të gjithë ata që adhurojnë plazhin, pasi temperaturat do të jenë të larta dhe do të arrijnë vlerat maksimale në zonat bregdetare.
Sipas Shërbimit Metereologjik Ushtarak, e diela parashikohet me mot të kthjellët dhe plot orë me diell. Përjashtim të lehtë bëjnë vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës në relievet malore.
Duke filluar nga orët e mesditës era do të fryjë relativisht e fortë me shpejtësi 3-7m/s dhe drejtim kryesor nga kuadrati i veriut. Për ditën e Diel fortësia e erës bie dhe parashikohet me shpejtësi 1-3m/s erë ideale për qëndrimin në bregdet.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!