Si doli zbuluar prokurori Karriqi? Zbardhet skema dhe përgjimet: Mos e rruj k***n, e ke bobin ke shpaja

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Kr imit të Or ganizuar, ka lënë sot në bu rg Kryeprokurorin e Kukësit Edmond Karriqi, shkruan newsb omb.al. Ky i fundit u ar restua tre ditë më parë në mes të qytetit të Kavajës, bashkë me sekretarin e Prokurorisë së këtij qyteti, Isuf Gega.

Gjithashtu, masën e sigurisë “Arr est me b urg” në mungesë, togat e zeza kanë dhënë edhe Emirjan Beun dhe Dritan Dedja. Sipas dosjes hetimore, thuhet se e gjithë historia ka nisur në nëntor të vitit 2019 ku në Kukës u arr estuan 5 persona.

Skema e lirimit nga bu rgu të të arr estuarit për dr ogë

Emirjan Beu është kontaktuar në telefon me Isuf Gegën dhe e pyet nëse ka miqësi me Prokurorin Karriqi, për të mësuar më shumë mbi arr estimin e Ramadan Dedja, vëllait të Dritan Dedja ky i fundit i shpallur në kërkim aktualisht.

Gega i është përgjigjur se më prokurorin ka lidhje miqësore pasi ka qënë drejtues i prokurorisë së Kavajës, shkruan Ora News, që ka zbardhur dhe detajet nga dosja hetimore.

Isuf Gega, Emirjan Beu dhe Dritan Dedja të tre së bashku janë takuar në Qytetin e Kavajës më 24 nëntor. Të nesërmën vëllai i të arrestuarit, niset për Kukës për të takuar Prokurorin si dhe për të marrë makinën e cila ishte sekuestruar pas ar restimit.

Prokurori Kariqi sipas SPAK ka kontaktuar me një OPGJ ku i kerkonte që akt ekspertimi toksikologjik për të arrestuarin të dalë sa më shpejt. Në datën 2 dhjetor zhvillohet takimi i radhës mes Gegës dhe Dedjës pasi akt ekspertimi kishte dalë.

Dritani flet me Emirjan Beun dhe i thotë: “Jam duke shkuar te Cufja, t’i jap ato që më tha.”

Në dosjë hetimore janë të faktuara momentet kur Dritan Dedja ka nxjerr në Exhange 22 kartëmonedha 100 dollarëshe dhe 3 kartëmonedha 5 mijë lekëshe. Pas këtij moment Dedja niset për në Kavajë aty ku takon Isuf Gegën.

Ky i fundit sapo mbaron takimin me Dedjen, shkon tek lokali ku ndodhej prokurori Karriqi. Nuk vonon shumë kur edhe vete Dedja takohet ne ambientet e lokalit me prokurorin dhe pas 20 minutash ai leviz. Nga aty, Dritan Dedja telefonon babin e tij dhe i tregon se kishte kryer punen dhe se të nesërmen vëllai do të rikthehej në shtëpi.

Pasi është kryer takimi i mësipërm Dritan Dedja ka telefonuar babain e tij Rrahim Dedja, ku midis tyre është kryer kjo bisedë:

D.Dedja: mos e rr…k… tha, nesër shkojnë ato, ditën e mërkurë e ke bobin e ke aty, ke shpaja.

Rr.Dedja: Sigurtë?

D.Dedja: Po, nesër e sigurtë mo, për çar i kërkun ato

Rr.Dedja: Hajt mirë, ia çove krejt ti?

D.Dedja: Krejt, krejt.

Rr. Dedja: Hajt bukur, çao.

D.Dedja: T’gjitha, hajt./newsbo mb

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes