Sikur i nxehti me temperatura rekord të mos mjaftonte, ky vend ‘shkundet’ dhe nga tërmeti i fuqishëm (video)

Një tërmet i magnitudës 6, goditi Kaliforninë, mes një të nxehti rekord që ka goditur disa rajone të Shteteve të Bashkuara, në një kur kur të tjera përballen me stuhi te dhunshme.

Tërmeti goditi rajonet kalifornian që ndodhen pranë kufirit me Nevadën. Të dhënat nga instrumentet sizmike tregojnë se epiqendra e tij ka qenë në një thellësi prej gati 10 kilometrash dhe gati 32 km në jugperëndim të Smith Valley.

Goditja kryesore u pasua nga një seri lekundjesh më të dobëta te tokës në rajonin e pjesës lindore të Sierra Nevada. Tërmeti preku San Franciscon, 322 km në lindje të epiqendrës dhe Carson City, kryeqyteti i Nevadas. Zyra e guvernatorit të Kalifornisë pohoi se për momentin nuk ka informacione për të lënduar apo dëme te mëdha materiale, megjithatë situata po ndryshon shpejt dhe në orët në vijim mund të ketë detaje të tjera, sipas saj.

Tërmete të një fuqie të tillë, të një magnitudë ndërmjet 5.5 dhe 6 zakonisht mund të shkaktojnë dëme të mëdha në ndërtesa e struktura të tjera. Por fatmirësisht ky i Kalifornisë goditi një zonë me popullsi relativisht të ulët.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes